
Lidhja e Roza Latit dhe Xhonatan Islamit, e cila ishte për shumë kohë kryefjalë e mediave roze, duket se ka marrë fund.
Pas më shumë se një viti së bashku, me foto e momente të përbashkëta, Roza dhe Xhonatani flitet se janë ndarë, edhe pse nuk ka një deklaratë nga ana e të dyve.
Në rrjetet e tyre sociale si Roza, ashtu edhe Xhonatani kanë fshirë çdo foto që kishin së bashku. Nga ana tjetër, ata kanë larguar edhe njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve.
Në gjuhën e sotme, kjo shpesh merret si një shenjë që një çift është ndarë.
Gjatë gjithë verës që kaloi, çifti është parë së bashku në jug, ku Xhonatan ka qenë i zënë me sezonin turistik, teksa Roza e ka shoqëruar për 3 muaj me radhë.
Në një intervistë të dhënë disa kohë më parë, Roza e quajti Xhonatanin shpirtin e saj binjak.
“Unë Xhonatanin e gjeta në det. Shpirtrat binjakë gjejnë njëri-tjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëri-tjetrin. Për martesën është shumë herët për të folur, me rëndësi është se ka shumë dashuri”, është shprehur asokohe Roza, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
