
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili njoftoi se LDK-ja po heq dorë nga kërkesat për pozita shtetërore dhe është e gatshme të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit të ri pa u bërë pjesë e pushtetit.
Osmani ka shpërndarë në Facebook konferencën për media të Abdixhikut, duke përcjellë një mesazh lidhur me qëndrimin e ri të LDK-së dhe nevojën për shmangien e zgjedhjeve të reja.
Reagimi vjen menjëherë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, nga e cila Abdixhiku bëri publik pozicionin e partisë për zhvillimet e fundit politike.
Osmani: Të evitohen zgjedhjet e reja
Në reagimin e saj, Osmani ka vënë theksin te nevoja që vendi të mos shkojë sërish në zgjedhje.
Sipas mesazhit të saj, LDK-ja është e gatshme të kontribuojë në zgjedhjen e një presidenti që do të mbrojë Kushtetutën, pa kërkuar në këmbim pjesëmarrje në pushtet.
Ky pozicion përputhet me atë që Abdixhiku prezantoi sot pas takimit të deputetëve të LDK-së.
“Ne nuk jemi këtu vetëm për sot”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
