LAJME / E Enjte 13 Gusht 2026, 22:10

Dy motrat dhanë shpirt me njera tjetrën të mbytura pas aksidentit në Lushnjë, dalin detajet e trishta, ishin nisur të

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i regjistruar ditën e sotme në fshatin Delisufaj të Lushnjes, ku për pasojë humbën jetën Mirela Hasko dhe Florije Xhepa. Sipas të dhënave të reja dy shtetaset kanë qenë motra, Mirela Hasko ishte 48 vjeç dhe Florije Xhepa 50 vjeç.

Automjeti me të cilin ato po udhëtonin përfundoi në një kanal vaditës të mbushur plot me ujë, pasi sipas raportimeve nuk arrit dot të futej në urë. Duke qenë se kanali ka qenë plot me ujë, mësohet se dy motrat kanë gjetur vdekjen nga mbytja, pasi kanë mbetur të bllokuara në automjet dhe nuk kanë mundur të dalin në sipërfaqe.

Autoambulancat të cilat kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë dërguar trupat e viktimave në morgun e Lushnjes, teksa mësohet se rrjedha e ujit e ka çuar automjetin nën urë.

Grupi hetimor ndodhet ende në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Çukas të Lushnjës ka marrë trajtën e një tragjedie të vërtetë familjare. Dy gratë që humbën jetën në mënyrë fatale pasi automjeti doli nga rruga dhe ra në një kanal me ujë, ishin motra me njëra-tjetrën.

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, viktimat janë identifikuar si Florije Xhepa, 53 vjeçe, dhe motra e saj, Mirela Hasko, 50 vjeçe.

Dinamika e ngjarjes tregon se automjeti drejtohej nga 53-vjeçarja Florije Xhepa, ndërsa e motra, Mirela, ndodhej si pasagjere në mjet. Për shkaqe ende të paqarta, drejtuesja ka humbur kontrollin mbi timonin, duke bërë që makina të përmbyset dhe të përfundojë në kanalin e mbushur me ujë.

Të dyja motrat kanë mbetur të bllokuara brenda kabinës së zhytur në ujë dhe nuk kanë mundur të dalin të gjalla që andej, duke pësuar një vdekje të dhimbshme nga mbytja.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për të zbardhur të gjitha shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE