LAJME / E Premte 14 Gusht 2026, 02:02

LDK heq dorë nga gjitha kërkesat ndaj LVV-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të mos kërkojë asnjë pozitë politike.

Vendimi u bë i ditur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie, transmeton IndeksOnline.

Abdixhiku deklaroi se LDK-ja është e gatshme të heqë dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në institucionet e vendit, duke theksuar se qëllimi është shmangia e çdo pengese në procesin e zgjidhjes.

“Për ta çliruar procesin nga çdo alibi dhe për t’i hapur rrugë zgjidhjes në interes shtetëror, LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale”, tha Abdixhiku.

Ai bëri të ditur se partia nuk do të kërkojë asnjë ministri në qeveri.

“LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri. S’e duam asnjë ministri, le t’i mbajë të gjitha VV-ja”, u shpreh ai.

Kreu i LDK-së konfirmoi gjithashtu se partia e tij po heq dorë nga kërkesa për postin e kryetarit të Kuvendit dhe, në një nga deklaratat më të rëndësishme, edhe nga kërkesa për udhëheqjen e presidencës.

“Hiqim dorë nga kërkesa për kryetar të Kuvendit dhe më e rëndësishmja edhe nga kërkesa për ta udhëhequr postin e presidentit”, deklaroi Abdixhiku, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE