SHOWBIZ / E Diel 18 Maj 2025, 22:10

Justin Bieber shiti këtë gjë të shtrenjtë për ti shpëtuar krizës financiare


Justin Bieber, një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop në botë, thuhet se ka fituar nga 500 milionë deri në 1 miliard dollarë gjatë kulmit të karrierës së tij – por sipas një dokumentari të ri nga TMZ, ai i ka humbur pothuajse të gjitha këto para dhe është gjendur në prag të falimentimit financiar.


Dokumentari i titulluar “TMZ Investigates: What Happened to Justin Bieber”, tashmë i disponueshëm në Hulu, hedh dritë mbi krizat që këngëtari ka kaluar, përfshirë problemet e tij me paratë, shëndetin mendor, martesën dhe lidhjet e tij me kishën.


Sipas burimeve pranë Justin-it, në vitin 2022 ai ishte në një gjendje të tillë financiare sa u ndje i detyruar të shesë të drejtat e katalogut të tij muzikor për shumën prej 200 milionë dollarësh.

Shitja ndodhi në dhjetor të atij viti, pavarësisht këshillave të menaxherit të tij, Scooter Braun, i cili e paralajmëroi të priste të paktën deri në janar 2023 për të përfituar një lehtësim tatimor. Por Justin vendosi të mos presë.

Ndonëse shumë artistë të mëdhenj kanë shitur katalogët e tyre muzikorë, Bieber është deri tani artisti më i ri në moshë që ka bërë një veprim të tillë – dhe, sipas burimeve të TMZ, arsyet kryesore ishin vështirësitë financiare.

Dokumentari eksploron gjithashtu ndikimin që kjo situatë ka pasur në karrierën dhe jetën personale të këngëtarit, përfshirë martesën me Hailey Bieber, lidhjen e tij me Kishën Hillson, si dhe sfidat që ka kaluar me shëndetin mendor.

Ky zbulim ka tronditur fansat e artistit, të cilët prej vitesh kanë parë Justin-in si një figurë të pandalshme në industrinë e muzikës – por sipas TMZ, pas dritave të skenës fshiheshin probleme të thella që ai po përpiqej t’i menaxhonte në heshtje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE