
Një postim i fundit në rrjete sociale nga Mateo Borri dhe Brikena Selmanaj, dy ish banoret e Big Brother VIP Albania, ka tërhequr vëmendje jo vetëm për pozën e tyre, por edhe për shifrat e larta të ndërveprimeve.
Fotoja ka grumbulluar dhjetëra mijëra pëlqime dhe shpërndarje, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit. Por ajo që ra më shumë në sy ishte komenti i moderatores dhe bloggeres se njohur Jona Spahiu, e cila reagoi me ironi për shikueshmërinë e lartë.
Me fal, a jam vetëm unë apo kjo që po jetojmë duket më shumë si simulim sesa realitet?”, shkruan ajo, duke ngritur dyshime mbi autenticitetin e shifrave në rrjete sociale, gje qe po perhapet rendom ne shume profile, perfshire edhe ne ato te te famshmve.

Komenti i saj ka hapur menjëherë debat mes ndjekësve, ku disa bien dakord me këtë perceptim, ndërsa të tjerë e shohin si një reagim të tepruar ndaj suksesit në rrjet për çiftin.
Ndërkohë, video e Mateos dhe Brikenës vazhdon të marrë vëmendje dhe të qarkullojë gjerësisht online, ashtu sikurse edhe fotot e videot e tjera. Kujtojme se pas BBVA, cifti ka deklaruar se kane vijuar lidhjen e tyre mirepo pa dhene shume detaje per publikun, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
