
Një 32-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia Federale Gjermane, pasi tentoi t’i shmangej një kontrolli kufitar në Weil am Rhein.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën pasdite, më 17 qershor 2026, në zonën e Urës Palmrain, ku një automjet me targa franceze po hynte në territorin gjerman.
Kosovari ndodhej si pasagjer në veturë, por sapo automjeti iu afrua pikës së kontrollit, ai doli nga makina dhe u largua në këmbë, duke zbritur poshtë një argjinature.
Zyrtarët e Policisë Federale u vunë menjëherë në ndjekje të tij dhe pas një arratisjeje të shkurtër arritën ta kapnin dhe ta arrestonin.
Pas verifikimit të të dhënave personale, autoritetet zbuluan se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti. Një gjykatë gjermane e kishte dënuar vitin e kaluar me një gjobë prej 3,579 eurosh për vjedhje të rëndë, por ai nuk e kishte paguar shumën e caktuar.
Po ashtu, ai nuk e kishte vuajtur as dënimin alternativ me burg, çka kishte bërë që autoritetet gjyqësore të lëshonin urdhër arresti ndaj tij në janar të vitit 2026.
Meqenëse 32-vjeçari nuk ishte në gjendje ta paguante borxhin gjyqësor në vend, policia e arrestoi dhe e dërgoi në qendrën më të afërt korrektuese, ku tashmë po vuan dënimin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
