
Kryegjykatësi i trupit Gjykues, Charles L. Smith tha se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga katër udhëheqësit e UÇK-së.
“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krim kundër njerëzimit Trupi gjykues Konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.
Me herët, ai tha se kjo çështje gjyqësore nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së, por vetëm me përgjegjësi personale.
Duke shpjeguar se çfarë është objekt i procesit gjyqësor, Smith ka theksuar se çështja ka të bëjë me veprimet dhe sjelljet e të akuzuarve dhe jo me vlerësimin e UÇK-së apo të qëllimit të saj politik.
“Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me veprimet dhe sjelljet e të akuzuarve që lidhen me këtë çështje. Nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur”, është shprehur ai.
