LAJME / E Mërkurë 16 Shtator 2026, 11:11

“Luli” i UÇK-së, dënohet me 18 vite burg Kadri Veseli

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, duke e dënuar me 18 vite burgim.

Vendimi u shpall në kuadër të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i cili ka zgjatur disa vite në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Veseli është një prej katër ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në këtë proces, së bashku me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Aktakuza ndaj tyre përfshin akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.