
Pak orë para shpalljes së aktgjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së,
kryeministri Albin Kurti raportohet se vazhdon të qëndrojë në zyrën e tij në Qeverinë e Kosovës.
Vendimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit pritet të shpallet më 16 shtator në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Kurti, i cili më herët ka deklaruar se nuk ka informacion për përfundimin e procesit gjyqësor, ndodhet në Prishtinë në orët e fundit para vendimit.
