LAJME / E Shtunë 20 Qershor 2026, 21:09

"Pse ke dalë në protestë?" - Ja si përgjigjet "Neomalësorja", pas largimit nga PS shfaqet kundër Ramës

Deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalësorja”, iu bashkua këtë të shtunë protestës qytetare para Kryeministrisë, pak ditë pas largimit të saj të fundit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Prania e Koçekut në ditën e 21-të të protestës u vu re mes protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja.

E rrethuar nga gazetarët, deputetja nuk pranoi të japë detaje mbi arsyet e pjesëmarrjes së saj në tubim apo të komentojë zhvillimet e fundit politike.

“E kam mendjen te protesta. Ta lëmë vëmendjen te protesta. Do prononcohem në një moment të dytë”, u shpreh shkurt Koçeku.

Protesta para Kryeministrisë ka hyrë në ditën e saj të 21-të dhe këtë fundjavë është karakterizuar nga pjesëmarrja e shtuar e qytetarëve dhe e shqiptarëve të ardhur nga diaspora, të cilët kanë marrë një rol të rëndësishëm në organizimin dhe zhvillimin e tubimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE