
Protesta e 21-të kundër projektit të debatueshëm në Zvërnec ka mbledhur sërish qindra qytetarë në Tiranë, në një nga tubimet më të mëdha të organizuara deri më tani.
Pamjet e publikuara nga protesta tregojnë një pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve, të cilët kanë mbushur zonën ku po zhvillohet tubimi, duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe klasës politike në përgjithësi.
Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje të ndryshme politike, mes tyre edhe sloganet “Shqipëri e re”, ndërsa një pjesë e protestuesve kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen e përgjegjësive politike për zhvillimet e fundit në vend.
Një nga folëset në protestë deklaroi se qytetarët po kërkojnë ndërtimin e një alternative të re politike, larg figurave tradicionale që kanë dominuar jetën publike shqiptare për dekada.
Në fjalën e saj u theksua gjithashtu mbështetja për institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK-un, duke kërkuar që hetimet dhe përgjegjësitë të mos ndikohen nga përkatësia politike e individëve.
Ndërkohë, videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë atmosferën e protestës dhe numrin e lartë të pjesëmarrësve, pamje që kanë ngjallur reagime të shumta online dhe po komentohen gjerësisht nga qytetarët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
