LAJME / E Shtunë 20 Qershor 2026, 23:11

Rama nis “sulmin” ndaj protestuesve, publikon foton dhe “gjykon” një qytetar në Facebook

Kryeministri Edi Rama duket se ka nisur një fushatë presioni publik dhe frikësimi kundër qytetarëve që flasin hapur në protesta antiqeveritare. Në një postim në rrjetet sociale, Rama publikoi një foto të një protestueseje, duke e etiketuar atë si “shkelëse të ligjit”, “personazh grotesk” dhe “militante”, thjesht sepse ajo kishte protestuar dhe kishte bërë thirrje për mobilizimin e diasporës.

Në postimin e tij me një foto që nuk është reale, por identifikuese, kryeministri publikoi një imazh të një ndërtese pa leje në Durrës, duke pretenduar se është e protestueses që mbante mikrofonin gjatë protestës. Rama shkruan se gruaja është ndërtuesja e ndërtesës pa leje dhe e akuzon atë për manipulim të opinionit publik duke u paraqitur si aktiviste për mjedisin dhe trashëgiminë kulturore.

 

Postimi i kryeministrit Edi Rama drejtuar një protestuesi ngre pyetje serioze në lidhje me përdorimin e pushtetit dhe mënyrën se si ai synon të frikësojë qytetarët që kundërshtojnë qeverinë.

Në vend që të ndjekë rrugën ligjore për një ndërtim pa leje, nëse rasti është i vërtetë dhe i provuar, kryeministri zgjedh ta publikojë rastin në Facebook, duke identifikuar dhe sulmuar publikisht një qytetar.


Kjo e kthen postimin në një akt të pastër frikësimi. Sepse nëse objekti është vërtet i paautorizuar, shteti ka institucione, procedura dhe ligje për të vepruar. Ligji nuk zbatohet nga statuset në Facebook apo ekspozimet publike të protestuesve.

Mesazhi që përçohet është i qartë: kushdo që proteston dhe ngre zërin kundër qeverisë mund të bëhet objekt i shënjestrimit publik nga vetë kryeministri.

Pikërisht këtu qëndron problemi më i madh në këtë rast. Kryeministri nuk foli si kreu i institucioneve që zbatojnë ligjin, por si një udhëheqës politik që përdor pushtetin dhe ekspozimin publik për të dekurajuar protestat.

Në një demokraci normale, shteti heton dhe vepron sipas ligjit. Ai nuk e përdor Facebook-un për të paralajmëruar qytetarët që marrin pjesë në protesta kundër qeverisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE