SHOWBIZ / E Enjte 3 Gusht 2023, 02:02

Jessie J ka një mesazh që të gjitha nënat e reja (dhe jo vetëm) duhet ta lexojnë patjetër!

Pak kohë më parë Jessie J u bë nënë për të parën herë e që nga ai moment artistja nuk ka reshtur së ndari me ndjekësit në rrjetet sociale dhe fansat momentet që kalon me bebin dhe faktin që e dashuron të qenit mama dhe i është përkushtuar "rolit" të ri totalisht, duke dhuruar herë pas here edhe këshilla për nënat e tjera. 

Së fundmi, ajo ka pasur dicka për të thënë në lidhje me komentet e të tjerve për trupin e saj pas ardhjes në jetë të fëmijës dhe të të gjitha nënave në fakt, teksa shkruan në një postim në Instagram:

“Disa njerëz më kanë thënë: “Vë bast që mezi po pret të kesh sërish trupin tënd”. Ai trup ka ikur. Dua që trupi im të ecë përpara. Unë do e çoj trupin tim përpara. Kjo është mendësi vajza! Përqafojeni atë trup!”.


Pra mesazhi është i qartë, nuk ka trup para dhe pas shtatzënisë për Jessie-n, por një dhe një të vetëm dhe tashmë e keni përgjigjen e duhur në raste kur ju bëjnë të tilla komente. Nuk është hera e parë që artistja flet për të tilla fjalë që i thonë apo që dëgjon, teksa ka gjithnjë në qendër të deklaratave komentet për peshën apo ndryshimet që ka pësuar, kështu që nëse je një nënë e re, por jo vetëm, profili i saj është i duhuri për t'u parë këto kohë.  

Jessie u bë nënë në maj të këtij viti, pasi më parë pësoi një abort spontan. /News31