SHOWBIZ / E Diel 19 Prill 2026, 20:08

Jepet me qera shtëpia e Big Brother VIP Albania, Ja pamjet se çfarë mund të merni (VIDEO)

Finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP Albania 5” sapo ka ndezur dritat dhe ka nisur me një energji të jashtëzakonshme, duke sjellë që në sekondat e para një dozë të humori!

Produksioni duket se ka menduar të thyejë akullin e emocioneve me një hyrje krejtësisht të veçantë dhe virale.

Protagonist i minutave të para të spektaklit ka qenë pikërisht “Flori Official”, një personazh tashmë i njohur gjerësisht për publikun shqiptar falë mënyrës së tij unike dhe tejet interesante të reklamimit gjatë shitjes së makinave.

Me stilin e tij karakteristik që e ka bërë të famshëm në rrjetet sociale, Flori bëri një hapje epike duke thënë shprehjen e tij virale:

“Jepet me qera shtëpia e Big Brother VIP Albania, por pa banorët!”

Pas kësaj batute, kamera u fokusua duke dhënë pamje mahnitëse të ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Emocionet sapo kanë nisur dhe ky është vetëm fillimi i një nate që premton shumë surpriza.

Tashmë, sytë e të gjithëve janë mbërthyer pas ekranit, në pritje të mesnatës për të zbuluar se cili nga finalistët do të fitojë çmimin e madh të këtij edicioni, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE