Pas përfundimit të edicionit të katërt të “Big Brother VIP?Albania”, ku u rendit e katërta në podium, Egli Tako ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale.
Në një postim të gjatë në “Instagram”, këngëtarja i quan ditët e kaluara brenda shtëpisë “një kapitull të paharrueshëm” dhe shpreh mirënjohje për të gjithë ata që e kanë votuar e mbështetur:
“Faleminderit nga zemra publiku im për dashurinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar që ma keni dhënë. Jeni bekim – ju dua shumë secilin prej jush!”.