Një ditë më parë në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, u diskutua në lidhje me raportin nuse-vjehërr. Xheneta Fetahu ka vendosur që të tregojë një histori të saj personale.
Ajo ka rrëfyer se ka qenë e fejuar për 5 vite dhe nuk ka patur raport të mirë me vjehrrën. Xheneta shtoi se ka patur një marrëdhënie shumë të mirë me ish-vjehrrin, për të cilin ka shumë respekt edhe tani.
“Unë kam qenë e fejuar 5 vite dhe kam jetuar me të dashurin. Gjatë verës kemi jetuar bashkë me familjen e tij për shkak të punës. Unë me vjehrrin kam patur gjithmonë raporte të mira. Edhe tani kur shihemi kemi kontakt jashtëzakonisht të mirë. Ndërsa me ish-partnerin nuk kam. Për ish-vjehrrin shumë respekt se realisht më ka dashur dhe më ka respektuar gjithmonë. Kurse me vjehrrën kisha gjithmonë probleme. Duke qenë se ai ishte djali i vetëm në familje, ajo e kishte të vështirë që t’a konceptonte dashuria ndaj gruas dhe ndaj nënës është e ndryshme”, tha Fetahu.
E pyetur ‘’ka qenë ajo faktor në përfundimin e marrëdhënies suaj?’, Xheneta u përgjigj:
“Pak a shumë nga fundi ka qenë edhe ajo shkaktare”.
Modelja shtoi se ish-partneri i saj nuk e ka marrë asnjëherë guximin që të flasë me nënën e tij, por i thoshin ish-vjehrrit problemin dhe ai fliste me gruan e tij.
“Ish-partneri im ishte gjithmonë në situatë të palakmueshme se unë u mërzitesha këtej dhe ishte edhe ajo që nuk e kuptonte dot që askush nuk t’a merr djalin, nëna ka vendin e vet. Ajo bëhej xheloze për gjënë më të vogël. Ish-partneri im nuk ka folur kurrë me të, por kemi folur me ish-vjehrrin time dhe ai ka ndërhyrë. Nuk ka qenë shqiptar dhe kishte shumë paragjykime, ishin nga Turqia”, përfundoi Xheneta Fetahu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE