SHOWBIZ / E Shtunë 11 Prill 2026, 23:11

Ish banori i BBVIP “godet” programin e Arbana Osmanit: “Një kopje e Big-ut…”

Dinamikat dhe formati i “Ferma VIP” po vazhdojnë të komentohen gjerësisht, por jo gjithmonë në një frymë pozitive.

Së fundmi, ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Meridian Ramçaj, i cili nuk e ka fshehur mendimin e tij kritik për këtë program të ri televiziv.

I ftuar në një intervistë për podkastin “Andale”, Ramçaj u pyet nga moderatori lidhur me përshtypjet e tij për “Fermën”.

Përgjigjja e tij ishte mjaft e prerë dhe pa doreza. Sipas Meridianit, formati ka huazuar shumë elemente nga Big Brother, aq sa i duket si një “kopje” e tij, pavarësisht përpjekjes për ta maskuar me një tematikë fshati.

Ai e kritikoi gjithashtu mjedisin brenda shtëpisë, duke vënë në dukje se në vend të një ferme të vërtetë, shtëpia ka elemente shumë moderne:

E bukura e një ferme do të ishte sikur e gjithë Ferma të ishte, unë mund të jem edhe gabim, por siç ka qenë në të vërtetë: shtëpia me kashtë, krevatet e drurit, ngrohtësia e drurit. Ajo është një fermë me gips e me ngjyra… “ Këto komente të forta kanë ndezur një debat në rrjet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE