SHOWBIZ / E Premte 20 Shkurt 2026, 20:08

Ironizon produksionin?! Kristi bën veprimin urgjent pas përjashtimit nga Big Brother VIP Albania

Përjashtimi pa paralajmërim i Kristi Lamajt nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” vazhdon të jetë kryefjala e rrjeteve sociale këtë të premte.

Teksa të gjithë presin me kuriozitet të madh të mësojnë arsyet e vërteta pas Zarfit të Zi, sytë ishin drejtuar te reagimi i parë i ish-banorit.

Dhe në fakt, reagimi erdhi, por jo në formën që pritej.

Kristi theu heshtjen e tij në llogarinë e tij në Instagram duke ripostuar në “Instastory” pikërisht njoftimin zyrtar të produksionit, ku shfaqet fotoja e tij me mbishkrimin e madh: “PËRJASHTOHET NGA GARA”.

Ky veprim, i bërë pa i shtuar asnjë koment apo sqarim personal, u pa menjëherë nga shumë ndjekës si një gjest ironik dhe thumbues drejtuar produksionit.

Por, drama nuk përfundon me kaq! Ndonëse postimi u kap shpejt nga sytë e publikut, raportohet se ai e ka fshirë atë vetëm pak minuta më vonë.

A ishte kjo një lëvizje e nxituar nën efektin e emocioneve apo një ironi e qëllimshme për të cilën u pendua shpejt? Mbetet për t’u parë nëse ai do të flasë hapur në ditët në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE