SHOWBIZ / E Enjte 24 Mars 2022, 12:12

Humbi nënën pak kohë më parë/ Rrëqeth prezantuesja shqiptare: S’jam mirë po me sforco duhet të eci para

Fjoralba Ponari ka ndarë së fundmi gjendjen shpirtërore të saj me ndjekësit e saj.

Pritet fare mirë se nuk është aspak e mirë.

Kjo nuk do as mend, as kalem. Një fans i saj besnik e ka pyetur në Instagram se si ndihet dhe moderatorja është shprehur nuk ka zgjidhje tjetër, veçse të vazhdojë përpara.

Ajo ka humbur nënën e saj para pak kohësh dhe e ka ndarë lajmin në rrjetet sociale.

Nëna e saj ka qenë shumë e re dhe nuk kishte asnjë informacion për gjendjen e saj shëndetësore.“Nuk jam mirë, por zgjedh me sforco e sakrificë të bëj para, sesa të mbytem në atë që nuk ndryshoj dot”, ka qenë përgjigjja e moderatores së Top Channel.Ky koment lidhet me ndarjen e parakohshme nga jeta të së ëmës. Moderatorja iu rikthye ekranit disa javë pasi humbi nënën e saj.

Ndryshe nga sa pritej, ajo nuk u zhyt në lotë duke menduar për njeriun e shtrenjtë papushim, por ka përdorur nënën si frymëzim për të ecur përpara. Respekt për ty, Fjoralba! Ajo nuk preferon të bëhet vik timë në sytë e njerëzve.