SHOWBIZ / E Shtunë 22 Gusht 2026, 17:05

Hati kapet mat me partnerin e ri? Pamjet bëhen virale

Hatixhe Brika, e njohur në rrjetet sociale si Hati, është rikthyer në vëmendje për jetën e saj sentimentale.

Pas ndarjes nga Jashari dhe lajmeve se kishte nisur një romancë të re, tashmë kanë qarkulluar edhe pamje ku pretendohet se ajo shfaqet pranë partnerit të saj të ri.

Fotot janë publikuar nga gazetari Elton Tozaj në llogarinë e tij në Instagram. Në pamjet e shpërndara shihet Hati teksa bisedon me një mashkull, ndërsa Tozaj pretendon se personi në fjalë është pikërisht partneri i saj aktual.

“Si je Hatixhe? Shoku mirë? Sa 20 mijë euro e ke ble veshjen?”, shkruan gazetari krahas pamjeve të publikuara.

Por pretendimet e tij nuk ndalen këtu. Sipas Tozajt, mashkulli që shfaqet me Hatin merret me biznesin e makinave dhe lidhet gjithashtu me automjetin e njohur që ajo përdor.

Gazetari pretendon se makina i është dhënë Hatixhes pikërisht nga partneri i saj i ri, duke shtuar kështu një tjetër detaj në aludimet që prej kohësh qarkullojnë rreth romancës së saj pas ndarjes nga Jashari.

Pamjet kanë nisur të shpërndahen në rrjetet sociale, por deri tani Hati nuk ka reaguar publikisht për fotografinë dhe as nuk ka konfirmuar identitetin e personit që shihet pranë saj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE