
Po vijojne me ritme te larta punimet në aksin e ri rrugor Elbasan–Qafë Thanë.
Kështu shkruan kreu i qeverisë, Edi Rama, në një postim në rrjete sociale të shpërndarë, duke shoqëruar me pamje nga punimet.
Sipas tij, investimi synon të përmirësojë lidhjen e Korçës dhe të gjithë juglindjes me pjesën tjetër të vendit, duke e bërë qarkullimin më të shpejtë, më të sigurt dhe më modern.
“Punimet vijojnë me ritme të larta në aksin Elbasan–Qafë Thanë, një investim që do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe gjithë juglindjes me pjesën tjetër të vendit më të shpejtë, më të sigurt dhe më moderne”, shkruan Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
