LAJME / E Shtunë 22 Gusht 2026, 19:07

Kurti jep lajmin e mirë! Cilat komuna përfitojnë prej fondit 37 milionë euro

Bashkë me ministrat Fitore Pacolli-Dalipi dhe Andin Hoti prezantuam projektin e Banimit Social Adekuat, një investim i rëndësishëm për dinjitetin e familjeve, si dhe për barazinë e sigurinë sociale. Kështu ka bërë të ditur kryeministri, Albin Kurti.

Sipas tij, vlera e gjithmbarshme e projektit është rreth 37 milionë euro dhe shtrihet në 21 komuna, të cilat janë partnere të rëndësishme në zbatim, sepse nëpërmjet tyre kalojnë edhe procedurat e prokurimit, por edhe përzgjedhja e familjeve përfituese për 773 njësi banimi.


Me këtë investim, po bëjmë një hap të rëndësishëm në një prej fushave të cilën, si Qeveri e Republikës së Kosovës, e kemi vendosur në qendër të punës sonë: përmirësimin e mirëqenies së familjeve dhe krijimin e kushteve më të mira për jetë.

Krahas këtij projekti, po zhvillohet e po avancon ai i Banimit të Përballueshëm dhe Social, i cili aktualisht është në fazën e zbatimit në këto komuna: në Pejë, Istog, Podujevë dhe Gjilan.

E drejta për jetë, e drejta për banim, barazia mbi të gjitha, jo vetëm si synim i përbashkët, por edhe si pikënisje pa dyshim mbeten vlerat nga të cilat nisim e shkojmë, me të vetmin qëllim, që shteti të jetë për krejt sepse krejt jemi të këtij shteti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE