LAJME / E Shtunë 22 Gusht 2026, 14:02

"Babi të do shumë"/ Rrëqeth këngëtari shqiptar për djalin që i ndërroi jetë

Reperi i njohur shqiptar, Marin, ka ndarë një postim mjaft personal në rrjetet sociale për të përkujtuar djalin e tij të porsalindur, i cili u nda nga jeta një vit më parë.

Sot, në ditën kur i vogli do të festonte ditëlindjen e tij të parë, artisti zgjodhi të publikojë vizatimin e një foshnjeje me krahë engjëlli, të shoqëruar me një mesazh për mungesën e tij nga ai dhe bashkëshortja e tij, Alba.

Në shkrimin e bërë në gjuhën angleze, Marini shprehu dhimbjen dhe kujtimin që ruan çdo ditë për të:

“Sot do të mbushje 1 vjeç ushtari im, mbreti im! Sa për ta ditur, nuk ka pasur asnjë ditë që nga largimi yt që nuk të mendojmë dhe nuk e çmojmë atë që ishe dhe je për ne. Deri herën tjetër kur babi dhe mami të të shohin, të duam përgjithmonë engjëlli im”.

Ndonëse reperi përpiqet ta mbajë jetën e tij personale larg vëmendjes mediatike, kjo ngjarje shënon një nga momentet më të vështira për familjen e tij.

Kujtojmë se Marini dhe Alba janë po ashtu prindër të tre vajzave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE