LAJME / E Shtunë 22 Gusht 2026, 14:02

Albin Kurti ka një njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për procesin e hapjes së plotë të Urës së Ibrit dhe kalimin e saj nën kontrollin e Policisë së Kosovës

Kurti, i pyetur nga Indeksonline në konferencën për media ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in, ndërsa ka paralajmëruar edhe një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Özkan Uluta?, shkruan IndeksOnline.

“Sa i përket itinerarit për hapjen e plotë të urës, përkatësisht marrjen në kontroll tërësisht nga ana e Policisë së Kosovës, ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in. Unë sot pasdite kam edhe një takim në Kryeministri me gjeneralin e KFOR-it, përkatësisht komandantin Özkan Uluta?”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se komunikimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it është i përditshëm, me qëllim që procesi të zhvillohet pa incidente.

“Pra, jemi në komunikim të përditshëm, qoftë Kryeministria, qoftë Ministria e Punëve të Brendshme, në mënyrë që gjithçka të shkojë në mënyrë të qetë dhe paqësore”, ka thënë ai.

Kurti ka vlerësuar se mbajtja e Urës së Ibrit të mbyllur për qarkullim është bërë e pakuptimtë, sidomos pas ndërtimit të urave të reja në atë pjesë.

“Duhet të përkujtojmë që, pas ndërtimit të urave të reja, është bërë absurde që ajo urë të mbahet e mbyllur. Fakti që qytetarët kanë qarkulluar lirshëm përmes këtyre urave të reja dhe nuk ka pasur asnjë incident apo tension, tregon se qarkullimi i njerëzve dhe i mallrave, liria gjithnjë e më e madhe e lëvizjes, është e dobishme jo vetëm për ekonominë, por edhe për paqen dhe sigurinë”, ka deklaruar Kurti./IndeksOnline/ do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE