
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka prezantuar sot projektin për banim social adekuat në Kosovë, për të cilin janë siguruar gjithsej 37 milionë euro, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet në nevojë.
Kurti tha se projekti përfaqëson një investim të rëndësishëm për dinjitetin e familjeve, barazinë dhe sigurinë sociale, duke theksuar se banimi duhet të trajtohet si pjesë e politikave sociale të shtetit.
“Një familje e cila nuk mund të ndihet e sigurt, atëherë duhet patjetër të bëhemi si shtet strehë për të. Një familje që nuk mund të ketë mundësi të barabarta, atëherë duhet që ne të sigurojmë patjetër kushte të përshtatshme banimi”, deklaroi Kurti, në konferencën e përbashkët me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi, dhe me ministrin për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, zotërinë Andin Hoti.
Ai tha se qeveria gjatë mandatit të saj ka ndërmarrë masa të ndryshme për mbështetjen e familjeve, veçanërisht atyre me fëmijë dhe familjeve që përballen me vështirësi ekonomike.
“Mbështetja për një familje nuk është vetëm një pagesë mujore, mbështetja është edhe mundësia që ajo familje të ketë strehim të përshtatshëm, të sigurt e dinjitoz”, u shpreh ai.
Sipas Kurtit, projekti është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore, komunave dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Qeveria, tha ai, ka siguruar 25 milionë euro përmes një marrëveshjeje kredie me Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës, ndërsa 12 milionë euro të tjera janë ndarë nga buxheti i Kosovës.
“Pra kemi siguruar një fond të përgjithshëm prej 37 milionë euro. Ky është gjithsesi një investim i madh”, tha Kurti.
Ai theksoi se 21 komuna do të përfshihen në projekt dhe se qindra familje pritet të përfitojnë nga ndërhyrjet që do të realizohen.
“Sot kemi ardhur në një pikë ku ky angazhim po kalon nga planifikimi dhe përgatitja në fazën konkrete të zbatimit”, tha kryeministri në detyrë.
Kurti shtoi se komunat do të kenë rol të rëndësishëm në zbatimin e projektit, përfshirë procedurat e prokurimit dhe përzgjedhjen e familjeve përfituese, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
