LAJME / E Shtunë 22 Gusht 2026, 17:05

Dalin deshmite e tursiteve qe ndodheshin aty

Dëshmitë e miqve francezë që ndodheshin me Luis Miguel Varela Mendes në momentin e ngjarjes sjellin një version të ndryshëm nga ai i dhënë nga Sokrat Vata për vrasjen e turistit portugez në Ksamil.

Sipas tyre, grupi prej rreth 7 personash ndodhej në plazh pas përfundimit të festës në “Principotes”, kur një person që fliste frëngjisht iu afrua dhe nisi t’i ofendonte. Përshkrimi i dëshmitarëve përputhet me David Heurtevent alias David Gjana, shqiptaro-britanikun e shpallur në kërkim.

Sipas Adib Ghanmit, konflikti nisi pasi Heurtevent goditi me kokë një prej turistëve. Në përplasje u përfshinë edhe persona të tjerë, ndërsa pak më vonë, sipas dëshmisë së tij, u shfaq Sokrat Vata me një thikë në dorë.

“Erdhi një person i veshur me rroba të bardha, me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë. Fillimisht goditi shokun tim Tourpal në këmbë dhe më pas shokun tjetër, i cili u vra me thikë në zemër.”, ka deklaruar para grupit hetimor Adib Ghanmi.

Edhe dëshmia e Ibraim Leimoeiv përforcon versionin se turistët ndodheshin jashtë lokalit kur nisi konflikti. Ai ka identifikuar nga fotografia Sokrat Vatën si personin që mbante thikën dhe iu drejtua fillimisht Tourpal Khitaev dhe më pas Luis Miguelit.

Tourpal Khitaev, i cili mbeti i plagosur në këmbë, ka treguar se Vata doli nga lokali me thikë në dorë dhe nisi t’u kërkonte turistëve të mos bënin zhurmë. Sipas tij, pas një debati, 29-vjeçari e kapi për fyti dhe e goditi me kokë në fytyrë, ndërsa më pas situata degjeneroi në një përleshje më të gjerë.

“Kur jam kthyer kam parë personin me të bardha që hoqi këmishën, ku dallohej gjak, dhe po largohej në drejtim të rrugës. Nuk e kam parë momentin kur e ka goditur me thikë Luis Miguelin.”, ka dëshmuar turisti francez

Këto dëshmi bien ndesh me versionin që Sokrat Vata dha një ditë më parë në gjykatë. Ai pretendoi se turistët nisën konfliktin pasi iu kërkua të mos bënin zhurmë dhe se thika i përkiste njërit prej tyre.

Hetuesit tashmë duhet të ballafaqojnë dëshmitë e turistëve me deklarimet e Vatës, pamjet e kamerave dhe provat e tjera të mbledhura në vendngjarje. Në përleshje dyshohet se u përfshinë edhe katër kamerierë dhe disa truproja të kompleksit, mes tyre punonjës të dypunësuar në Policinë e Shtetit, Policinë e Burgjeve dhe Policinë Bashkiake. Ndërkohë, pronari i “Principotes”, Bekim Bulica, vijon të jetë në kërkim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE