SHOWBIZ / E Diel 7 Maj 2023, 23:11

Habit Zhaklina Lekatari: Ka qenë e vështirë, kam pasur përplasje me familjarët e Kiarës…

Sipas saj edhe disa banorë të tjerë janë ngacmuar apo ndalur nga familjarët e Kiarës.

Elio: Çfarë ndodh kur fiken dritat? A keni përplasje me banorët, në rastin konkret me Kiarën? Keni pasur përplasje, keni pasur sqarime, apo bisedime që ne nuk i dimë?

Zhaklina: Jo sqarime dhe bisedime, kam pasur përplasje me familjarët e saj, por jo vetëm unë. Ka dhe banorë të tjerë këtu që në një farë mënyre, janë ndalur, janë ngacmuar, i është kërkuar llogari për opinionet që kanë dhënë, për qëndrimet që kanë mbajtur, kështu që ka qenë e vështirë dhe për shkak të takimeve me prindërit.

Elio: Pse Luiz Ejlli meriton të jetë një prej pretendentët më kryesor që nga evoluimi i tij dhe deri tani?

Zhaklina: Kush tha që e mendoj?