
Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania” ka qenë e mbushur me emocione dhe tensione të forta.
Pasi u përball “kokë më kokë” me Brikenën në studion e spektaklit, Rogerti arriti të triumfojë nga votat e publikut, duke rrëmbyer biletën e katërt dhe të fundit për në finalen e madhe.
Por, ajo që pritej të ishte një rikthim i gëzueshëm pranë banorëve të tjerë, u kthye shpejt në një skenë shpërthyese.Me të hapur derën e shtëpisë dhe me adrenalinën në maksimum, Rogerti ka nisur me thirrje dhe provokime mjaft të rënda.
Shënjestra e tij e parë dhe kryesore ishte Mateo, i cili sapo kishte humbur partneren e tij në këtë rrugëtim, Brikenën.
“Come on baby. Bomba is here! Bomba! Ta hoqa gruan, tani do të ha ty të gjallë,”- i është drejtuar ai Mateos me një ton triumfues dhe agresiv, duke e goditur pikërisht te eliminimi i Brikenës.
Euforia e Rogertit nuk është ndalur me kaq. Gjatë këtij shpërthimi, ai ka vazhduar me thumbime duke mos kursyer as dy finalistët e tjerë, Mirin dhe Selinën, të cilët e kanë ndjekur të gjithë situatën të shtangur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
