
Shtëpia e Big Brother VIP Albania mori një atmosferë të veçantë me rastin e Dita Ndërkombëtare e Gruas, pasi djemtë vendosën t’i surprizonin vajzat me dhurata simbolike.
Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai mes Mateos dhe Brikenës.
Mateo kishte menduar me kujdes për dhuratën e tij, duke i sjellë Brikenës pizhame të rehatshme dhe një tufë me lule të bardha, të cilat janë ndër të preferuarat e saj.
Por surpriza nuk përfundoi vetëm me kaq.
Ai i dhuroi edhe çokollatat që Brikena pëlqen më shumë – një detaj që nuk ishte i rastësishëm. Mateo e kishte mbajtur mend këtë që nga koha kur njiheshin jashtë shtëpisë, rreth katër vite më parë.
Ky moment u komentua gjerësisht nga banorët dhe fansat, ndërsa duket se marrëdhënia mes tyre po zbutet dita-ditës.
View this post on Instagram
Tashmë mbetet për t’u parë nëse ky moment i 8 Marsit do të shërbejë si një hap i ri për afrimin e tyre gjatë rrugëtimit në shtëpinë e famshme. /Telegrafi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
