Këngëtari i njohur G-Bani, nëpërmjet një video, u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë për të votuar numrin 1, PD-ASHM.
G-Bani thotë se tashmë të gjithë kanë mundësinë të ndryshojnë qeverisjen në vend, ndërsa e cilëson qeverinë Rama si diktaturë, njëlloj me kohën e Enver Hoxhës.
“Data 11 Maj tani afër, janë zgjedhjet. Sigurisht dhe unë përfshihem në biseda. Kam qenë qysh i vogël i ndjeshëm ndaj këtyre çështjeve, sepse kam qenë viktimë e tranzicionit ekonomik, politik.
Këtë radhë duhet t’ja japim opozitës. Harrojeni këtë përrallën që na shesin partia në pushtet.
Jo po Sala… Lëre se nuk ka Sala. Ai është lider historik, nuk ja jep Salës, duhet t’ja japësh opozitës se nuk ju jepet më këtyre që thonë ‘të kisha vite jetë ja jap liderit’, si dikur në kohën e Enverit.
Sepse gjithë dashurinë që i kemi dhënë Edi Ramës, ato vite, ja dhamë sepse menduam se do ishte diçka ndryshe, por jo se do të bëhej një Enver në vend të Enverit.
Menduam se nuk do lejonte asnjëherë dita për të thënë: Marrsh nga vitet tona, nga jeta jonë… siç i thoshin atëherë Enverit.
Tani, ky u bë tiran, diktator komplet. Nuk guxon njeri të flasë, të thotë një fjalë”, është shprehur këngëtari G-Bani, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.