SHOWBIZ / E Enjte 30 Mars 2023, 13:01

Fotoja e fundit e Alketa Vejsiut me të birin mund të moѕ рëlqehet nga ndjekësit, por asgjë nuk e pengoi moderatoren që ta postonte

Nëse i hidhni një sy Instagramit të Alketa Vejsiut do të vini re se peshën kryesore të postimeve të saj e zënë momentet nga programet e ndryshme gjatë viteve, foto dhe video nga udhëtimet e shumta, receta gatimi, dedikime personave më të dashur etj, e natyrshëm na lindi pyetja “Po familja e saj pse mungon?”. Kjo ka qenë një zgjedhje e Alketës, madje mund të themi me plot gojë që ia ka dalë mbanë të mbajë sa më larg vëmendjes së publikut jetën private.

Së fundmi ajo ka thyer rregullin dhe ka publikuar një foto me diellin e saj, shokun e ngushtë, Lionelin, të cilin e ka puthur në buzë. Disa personazhe të tjerë të njohur që i kanë puthur fëmijët e tyre në buzë janë edhe Ilir Shaqiri, Robert Berisha, Eliona Pitarka, Jonida Vokshi etj.

Puthja e fëmijës në buzë është një tematikë që gjithmonë ngjall diskutime dhe e ndan opinionin në dy kahe të kundërta. Ka nga ata që janë dakord dhe të tjerë që e kritikojnë ashpër këtë veprim.


Sipas psikoterapistit të njohur Alberto Pellai të rriturit mund t’u falin dashuri dhe ngrohtësi fëmijëve pa përfshirë veprime që mund të jenë burim eksitimi ose ndjesie intesive. Për Pellai-n një gjë e tillë shkakton konfuzion te të vegjëlit dhe në të ardhmen mund të bëhet burim rr eziku dhe shqetësimi.

Psikoterapsiti thotë se në qoftë se do të mbështeteshim te teoria e Frojdit, sipas së cilës në fëmijëri ka një fazë të hershme se nsualiteti dhe se ksualiteti e cila lidhet me gojën, një gjë e tillë duhet të ishte e ndaluar. Kjo, pasi goja është një organ që ka implikime sensuale dhe seksuale dhe puthja në buzë do të ishte si një akt abuzimi për fëmijët.

“Përvoja e parë e seksualitetit kalon nga goja; pas ushqyerjes me gji, puthja në buzë me dikë përfaqëson hyrjen e parë në intimitetin autonom të fëmijës që ka dhe një ndikim emocional tek ai më pas. Ajo është shprehje e intimitetit të thellë”, – thotë ai.