SHOWBIZ / E Shtunë 18 Prill 2026, 19:07

FOTO/ Zbulohet e dashura e Klodit, 25-vjeçarja që u shfaq me maskë në Ferma VIP

Mbrëmjen e djeshme, “Ferma VIP” solli një nga momentet më të pazakonta dhe më të komentuara të këtij edicioni.

Konkurrenti Klod Dedja mori një surprizë mjaft të veçantë nga partnerja e tij, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve duke u shfaqur në ambientet e fermës me një maskë, të cilën refuzoi kategorikisht ta hiqte për të mbrojtur identitetin e saj nga publiku.

Megjithatë, sekreti nuk ka zgjatur shumë jashtë mureve të shtëpisë.

Sipas informacioneve dhe fotove të siguruara nga “Piranjat News”, partnerja e Klodit quhet Ersa Kana dhe ka një diferencë moshe prej plot 25 vitesh me banorin e “Ferma VIP”.

Një detaj tjetër që ka konfirmuar identitetin e saj është zbuluar në rrjetet sociale, ku si Klodi ashtu edhe Ersa, mbajnë në bio-t e tyre të Instagramit linkun e një biznesi të përbashkët.

Pavarësisht diferencës së moshës dhe distancës fizike që i ndan aktualisht, Klodi nuk i kurseu deklaratat e forta të dashurisë në transmetim live, duke theksuar se Ersa ka ndryshuar tërësisht kuptimin e tij për ndjenjat.

Ersa është një vepër arti. Kemi vjet e pak bashkë, por na duket si 3 minuta. Për herë të parë në jetë kam kuptuar çfarë do të thotë dashuria për një femër… Ne kemi rreth 25 vite diferencë. Por mua më duket se unë jam më i vogël në moshë. Ndihem në faj që jam brenda. E kam merak Ersën.”

Mes puthjeve, përqafimeve dhe porosive për t’u kujdesur për veten, Klodi i bëri partneres së tij edhe një premtim të madh publikisht:

“Kur të dal nga këtu do bëjmë party, do bëjmë dasmë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE