SHOWBIZ / E Diel 20 Prill 2025, 20:08

Çfarë ndodhi? Pasi ju dha çmimi i madh, rrjeti shpërthen ashpër ndaj Gjestit për shkak të veprimit të tij

Pas një finale spektakolare, të mbushur me emocione, surpriza dhe momente të paharrueshme, “Big Brother VIP Albania 4” përfundoi me kurorëzimin e Gjestit si fitues.

Finalistët Rozana Radi, Laert Vasili, Egli Tako dhe Gjesti dhuruan emocione të forta në natën më të rëndësishme të spektaklit, por një veprim i Gjestit gjatë momenteve të festës ka ngjallur polemika të shumta në rrjetet sociale.

Teksa festonte fitoren e tij, Gjesti mori në duar flamurin e Kosovës dhe e puthi, duke shprehur krenarinë për origjinën e tij.

Megjithatë, shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë kritikuar faktin që ai nuk mbajti edhe flamurin e Shqipërisë në atë moment simbolik, duke e konsideruar gjestin e tij si të paplotë dhe të njëanshëm, sidomos duke qenë se spektakli zhvillohet në Shqipëri.