
Vetëm pak pasi ndezi rrjetin me publikimin e një prej skandaleve më të mëdha të këtij sezoni në “Big Brother VIP Kosova”, një kthesë e papritur dhe e heshtur ka ndodhur në profilet sociale të Labinotit.
Kujtojmë se ai ishte në qendër të vëmendjes pasi ekspozoi pamjet ku ish-banorja (asokohe banore) Bia Khalifa shfaqej me telefon celular në dorë brenda Dhomës së Rrëfimit. Por, ai nuk u mjaftua me aq.
Bashkë me atë video, Labinoti lëshoi një paralajmërim të fortë, duke lënë të kuptohet se kjo ishte vetëm maja e ajsbergut dhe se ai dispononte prova të tjera e skandale të reja gati për t’u publikuar.
Teksa ndjekësit po prisnin zbulimet e radhës, situata ka marrë një kthesë 180 gradë. Sot, çdo postim, video apo akuzë lidhur me skandalet e BBVK është fshirë dhe zhdukur papritur nga llogaria e tij.
Kjo lëvizje e befasishme ka ngritur menjëherë aludime në rrjet. Çfarë e detyroi Labinotin të mbyllte gojën dhe të fshinte provat? A u përball ai me presione të forta ligjore apo paralajmërime nga produksioni për shkelje kontrate? Apo mos ndoshta ka pasur një “marrëveshje” në prapaskenë për të qetësuar ujërat?
Një gjë është e sigurt: kjo tërheqje e tij pa asnjë shpjegim vetëm sa i ka shtuar edhe më shumë dyshimet e publikut mbi atë që ndodh vërtet përtej asaj që transmetohet në ekran, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
