
Kur Rogerti bëri hyrjen e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ai u shpreh se një nga arsyet ishte t’i “hapte sytë” Selinës për ta shkëputur nga Miri, pasi kjo po e dëmtonte në lojë.
Ai e justifikoi këtë përkujdesje me faktin se bashkëshortja e tij ishte mikeshë me tezen e Selinës, duke marrë kështu profilin e një njeriu që donte ta ndihmonte.
Por, duket se fasada ka rënë dhe e vërteta jashtë shtëpisë është krejtësisht ndryshe!
Vetë tezja e Selinës ka reaguar ashpër përmes një mesazhi të gjatë e sqarues (i cili u publikua edhe në emisionin “Fan Club”), duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e banorit.
Në reagimin e saj, ajo thekson se i vetmi veprim që ka bërë Rogerti brenda shtëpisë ka qenë dëmtimi dhe denigrimi i figurës së mbesës së saj.
Ajo i kujton publikut akuzat dhe insinuatat e rënda e të papranueshme që ai ka ngritur kundër një vajze 23-vjeçare, duke përmendur fjalë si “Dubai”, “sugar daddy” dhe “rroba 10 mijë euro”.
Megjithatë, pjesa më shokuese e reagimit lidhet me një deklaratë shumë të ulët që Rogerti kishte bërë nëpër cepat e shtëpisë, ku shprehej se: “Familja ime ka mbajtur me bukë familjen e Selinit”.
Tezja e saj e ka përgënjeshtruar këtë në mënyrë drastike, duke zbuluar një të vërtetë bombastike që e kthen situatën përmbys.
Ajo thekson se kjo deklaratë është totalisht e pavërtetë, duke shtuar: “…kur në të vërtetë janë kërkuar para borxh nga familja jonë”.
Me këtë deklaratë, ajo jo vetëm që pastron imazhin e familjes së saj, por demaskon hapur Rogertin, duke kërkuar që familjet të mos përfshihen më në lojëra të tilla të ndyra, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
