
Një postim ironik i aktorit dhe moderatorit Ermal Mamaqi, pak para nisjes së spektaklit Big Brother, ka ndezur rrjetet sociale dhe ka shkaktuar një valë të fortë reagimesh nga ndjekësit.
“Sot në 21:00 mbarojnë hallet e shqiptarëve…”, Mamaqi ironizoi nisjen e reality show-t, duke lënë të kuptohet se për disa, Big Brother shihet si zgjidhje e problemeve të përditshme.
Por ajo që filloi si humor, u kthye shpejt në një shpërthim komentesh të ashpra, ku shumë ndjekës e akuzuan për tallje me publikun shqiptar. Në disa raste, gjuha e përdorur ka qenë fyese dhe denigruese.
? Situata agravoi edhe më shumë, kur një pjesë e komenteve kaluan nga kritika ndaj Ermal Mamaqit në sulme personale, duke përfshirë edhe bashkëshorten e tij, këngëtaren dhe moderatoren Ami Toçi.
ofendime personale, sulme ndaj figurës publike të çiftit, dhe reagime që shumë përdorues i kanë cilësuar si të papranueshme dhe jashtë çdo etike.
Disa ndjekës shprehen se kritika ndaj një postimi është e pranueshme, por futja e familjes dhe e bashkëshortes në debat kalon çdo kufi. Të tjerë e shohin reagimin e ashpër si pasojë e ndjeshmërisë që ka publiku ndaj formatit Big Brother.
Nga ana tjetër, ka edhe zëra që e mbrojnë Mamaqin, duke theksuar se postimi ishte satirë dhe ironi, ndërsa reagimi i dhunshëm verbal në komente tregon nivelin e polarizimit në rrjetet sociale.


do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
