SHOWBIZ / E Martë 6 Maj 2025, 19:07

Enca konfirmon ndarjen pas muajsh spekulimesh: Beqarja më seksi e momentit

Pas disa muajsh spekulimesh dhe lajmesh të shumta në mediat rozë, Enca Haxhia ka vendosur të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë për statusin e saj sentimental.

Për një kohë të gjatë, është folur se këngëtarja ka përfunduar lidhjen me partnerin e saj afrikan, por deri tani, Enca kishte shmangur komentet publike. Megjithatë, sot, përmes një postimi në InstaStory, ajo ka konfirmuar përfundimisht ndarjen.

Gjatë një rubrike pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj, një fans i kërkoi të saktësonte nëse është ende në një lidhje apo jo.

Pa u ngurruar, Enca u përgjigj: “Beqarja më seksi e momentit”, duke e bërë të qartë se tashmë është beqare.

do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.