SHOWBIZ / E Hënë 22 Dhjetor 2025, 17:05

Egli Tako ka një këshillë për banorët e BBVA 5: "Dashuria aty funksionon, vetëm kujdes me..."

Egli Tako, një nga protagonistet e sezonit të kaluar të “Big Brother VIP”, është rikthyer në vëmendje me disa këshilla të forta për banorët e rinj të BBVA 5.

Duke u nisur nga eksperienca e saj personale, ku spikati romanca e krijuar me Gjestin, Egli ka folur hapur për strategjinë dhe ndjenjat.
Në një bisedë në programin “E Diell”, ajo theksoi se gabimi më i madh që mund të bëjnë banorët është të shtiren.

“Të mos sjellin një personazh të bërë, të jenë vetja e tyre me të gjitha të mirat dhe të metat, sepse kështu njerëzit e kanë më të lehtë të identifikohen,” u shpreh ajo.

Por, momenti më interesant ishte kur u pyet për dashurinë brenda shtëpisë. Egli pranoi se formati ka vërtetuar se ndjenjat aty janë reale. “Big Brother ka treguar që dashuria funksionon. Unë i këshilloj të gjithë që nëse e ndjejnë, ta bëjnë,” tha ajo.

Megjithatë, ajo nuk e la pa përmendur një paralajmërim, që tingëlloi si një reflektim mbi historinë e saj të shkuar: “Dyert e zemrës gjithmonë të hapura, por me kujdes! Kujdes po… por patjetër dashuroni”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE