SHOWBIZ / E Diel 22 Shkurt 2026, 15:03

“E kam përdorur, nuk më intereson fare”, DEL VIDEO e fshehtë, Keijsi “braktis" edhe Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

Një ndër çiftet që është komentuar gjerë e gjatë, si në “Përputhen” po ashtu dhe në Big Brother Vip Albania, ka qenë padyshim Ina dhe Keijsi.

Disa besonin te dashuria e tyre, e disa të tjerë qëndruan skeptikë, mirëpo të dy “të zotët e punës” preferuan që t’i tregonin të gjithëve që ndjenjat e tyre janë të vërteta.

Mirëpo së fundmi, Ina është përballur me një të papritur. Ka qenë stafi i “Fun Club” ata të cilët kishin “gatuar” një kamer të fshehtë për ish-banoren e Big Brother Vip.

Krejt papritur asaj iu shfaq një video në emision, ku shihej partneri i saj teksa pranonte që ndjenjat për Inën nuk ishin të vërteta dhe se gjithçka ka qenë në “kuadër të lojës”  dhe me qëllim fitimin e reklamave.

“E kam përdorur. Të shkojë sa të shkojë. Nuk më intereson për asgjë, secili e ka jetën e vet. Qëllimi ishte të kapnim reklamat, show është gjithçka. Marrëdhënia mbaron shumë shpejt ditët e sotme”, dëgjohet të thotë keijsi në atë video, ndërkohë që Ina nuk i besoi aspak këtyre pamjeve duke thënë disa herë se i beson partnerit të saj dhe se personi të cilin ka në krah nuk do e bënte asnjëherë këtë gjë.

“Unë jam e qetë.  Eksperienca në Big Brother më ka mësuar mos i besoj çdo gjë që shoh dhe e dyta me sa e njoh unë Keijsin dhe ashtu si e ndjej unë nuk e di pse është ajo video, por unë nuk e besoj atë video. Keijsi që njoh unë nuk do i thonte ato fjalë. Unë kam një lidhje të ngushtë me Keijsin dhe Keijsi nuk është i aftë ta bëjë këtë gjë”, tha Ina, dhe rezultoi të kishte të drejtë pasi pak minuta më pas gjithçka u zbulua se ishte thjesht një “lojë” dhe Keijsi u shfaq në studio me një buqetë të madhe me lule për të, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE