
Plasi mes tyre! Edhe menaxheri i Elijonës ngre akuza ndaj Klodit: “I thotë vetit mashkull e me mashkull e tradhton femrën?”
Akuzat e Labinot Rexhës ndaj Klodian Mihajt kanë marrë një tjetër kthesë, pasi këtë herë ka reaguar edhe Blerimi, i prezantuar në rrjet si menaxheri i Elijonës.
Në një InstaStory që po qarkullon në rrjet, ai ka publikuar një mesazh të drejtpërdrejtë, i cili duket se i referohet pikërisht debatit të fundit rreth Klodit dhe Elijonës.
“I thot vetit mashkull e me mashkull e tradhton femnen?”, shkruhet në postimin e tij.
Reagimi vjen pasi Labinot Rexha pretendoi publikisht se Klodi e ka tradhtuar Elijonën me një mashkull. Vetëm pak muaj më parë, vetë Labinoti kishte komentuar publikisht raportin e çiftit, duke thënë se kishte parashikuar që lidhja e tyre do të zgjaste tre muaj.
Deri më tani, Blerimi nuk ka publikuar emrin e personit me të cilin pretendon se ka ndodhur tradhtia dhe as prova të tjera që mbështesin akuzën. Për këtë arsye, postimi i tij përforcon publikisht pretendimin e ngritur ndaj Klodit, por nuk e vërteton atë.
Situata ka marrë vëmendje edhe për shkak të deklaratës tjetër të Labinotit, i cili menjëherë pas akuzës ndaj Klodit përmendi Londrim Mekajn: “Pritni bombën e radhës dhe për Londrimin, para se me hy në Big, me kon ka banu, me cilin mashkull!”.

Klodi dhe Londrimi kanë pasur një raport të afërt gjatë “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa publikime të mëparshme në rrjet i kanë shfaqur Klodin, Elijonën dhe Londrimin së bashku.
Megjithatë, as Labinoti dhe as menaxheri i Elijonës nuk kanë thënë publikisht se mashkulli të cilit i referohen është Londrimi. Klodi gjithashtu nuk ka dhënë deri tani një version publik që konfirmon pretendimet e ngritura ndaj tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
