
Ditën e djeshme Shkodra i dha lamtumirën e fundit biznesmenit Flamur Hoxha, një njeriu të veçantë dhe të rrallë, për të cilin prej vitesh flitej me respekt në veri të vendit. Në moshën 73-vjeçare, Hoxha u përcoll për në banesën e fundit mes dhimbjes së familjarëve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe shumë qytetarëve që e njohën dhe e vlerësuan ndër vite.
Përmes shumë reagimeve, të miqve, por jo vetëm, ka dalë në pah portreti i një njeriu që kishte ditur të ndërtonte jo vetëm një sipërmarrje, por mbi të gjitha marrëdhënien me njerëzit, respektin dhe një emër të mirë në qytetin ku jetoi dhe punoi.
Flamur Hoxha kujtohet si një sipërmarrës i suksesshëm, një qytetar aktiv dhe i denjë i Shkodrës. Në mesin e shumë reagimeve ka qenë dhe ai i ish-deputetes Edona Bilali, e cila përmes rreshtave e ka përshkruar Hoxhën si një njeri që la pas një trashëgimi të pasur dhe një shembull të veçantë. Sipas saj, ai dëshmoi se mund të jesh një sipërmarrës i suksesshëm pa humbur thjeshtësinë, përkushtimin ndaj familjes dhe lidhjen me qytetin.
“Të Zotit jemi dhe tek ai kthehemi” – Flamur Hoxha u nda nga jeta duke lanë trashëgimi shumë të pasur mbrapa. Na mësoi që mund të jesh sipërmarrës pa hije mbrapa, të jetosh për veten por edhe për familjen e tij të madhe të mrekullueshme.
Qytetar i denjë dhe aktiv i Shkodrës. Dhe shumë mesazhe sa ishe në jetë, për vazhdimësinë e jetës, për qetësinë, për urtësinë e dashamirësinë dhe po jep po aq edhe me respektin që ke lënë ndër njerëz tani që fizikisht nuk je ma. I lehtë të qoftë dheu . Ngushëllime Lulit, Andit, Enit, Erjonës, Sarukut, Dinës, familjarëve dhe dashamirësve. Shkodra i dha Zotit një nga të mirët e vet”, shkruan ajo.
Por një tjetër dimension i karakterit të Flamur Hoxhës vjen nga ata që ndër vite kanë përfituar drejtpërdrejt nga bujaria e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
