
Tre anëtarë të së njëjtës familje kanë humbur jetën pasi u futën në vështirësi në ujërat pranë Shoreham-by-Sea, në West Sussex, Britani, gjatë pasdites së të martës.
Policia e Sussex bëri të ditur se viktimat janë një çift dhe vajza e tyre adoleshente. Ndërsa vajza tjetër, më e vogël, pjesë e së njëjtës familje, është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike.
Shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 14:40 për katër persona që ndodheshin në vështirësi në ujë pranë Shoreham Fort. Sipas policisë, të katër besohet se kishin hyrë në det nga toka për të notuar.
Ekipet e rojes bregdetare dhe të RNLI-së ndërhynë për nxjerrjen e tyre në breg. Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore, një burrë, një grua dhe vajza adoleshente u konfirmuan të vdekur.
Një operacion i gjerë kërkimi u zhvillua në zonën detare, ndërsa në vendngjarje u mobilizuan një numër i madh ambulancash dhe ekipesh të emergjencës. Policia konfirmoi se familjarët e viktimave janë njoftuar.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për të sqaruar rrethanat e sakta të tragjedisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
