
Mateo ishte një ndër finalistët e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, duke u renditur në këtë edicion i treti në finale e madhe.
Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, finalisti ka folur për emocionet që përjetoi gjatë finales.
Mateo gjatë një prononcimi pas daljes deklaroi se ndonëse nuk fitoi çmimin e madh, ai fitoi dashurinë e publikut.
“Finale, me gjithë emocione, të dridhura, zemra po na dilte nga vendi. Me shpresën për fitore, me shpirt, publiku na solli deri këtu dhe nuk ishte e shkruar ta fitonim. Asnjë lloj pendese unë kam fituar dashurinë”, u shpreh Mateo.
Ndryshe, Selin Bollati ishte konkurrentja e cila u shpall fituese e këtij edicioni të BBVA-së. Ajo ndau finalen me Mirin, Mateon dhe Rogertin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
