
Pritja po merr fund dhe ethet e “Ferma VIP 3” kanë prekur tashmë kulmin. Ndërsa publiku numëron mbrapsht ditët deri në mbrëmjen e 13 marsit, surprizat e para kanë nisur të marrin formë, duke konfirmuar se ky sezon do të jetë një nga ngjarjet më të ndjekura televizive të vitit.
Pas lajmit bujshëm se “timonin” e programit do ta marrë moderatorja ikonë Arbana Osmani, vëmendja është zhvendosur te kasti i konkurentëve. “Revista Bordo” ka shuar kureshtjen e parë duke zbuluar ekskluzivisht emrin e parë që do të lërë komoditetin e jetës urbane për t’u bërë pjesë e jetës rurale: aktorin e mirënjohur Romir Zalla.
Pjesëmarrja e Romir Zallës është padyshim një goditje e fortë për produksionin. I njohur për talentin e tij të padiskutueshëm në aktrim, veçanërisht në “Portokalli”, teatër dhe kinematografi, Zalla vjen në këtë format jo për të luajtur një rol, por për të treguar veten.
Me Arbanën në krye, formati premton një narrativë më emocionale dhe dinamike. Ardhja e Romir Zallës shton dozat e inteligjencës dhe humorit brenda fermës, duke krijuar një pritshmëri të lartë për dinamikat që do të krijohen me banorët e tjerë që priten të zbulohen në vijim.
“Publiku do të ketë mundësinë të njohë Romirin si njeri, larg dritave të skenës, në një ambient ku vërtetësia dhe rezistenca janë çelësi i suksesit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
