
Aktori dhe këngëtari Bes Kallaku ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve me projektin e tij më të fundit muzikor, një këngë mjaft personale që ngjan me një rrëfim të hapur për ulje-ngritjet e jetës së tij.
Menjëherë pas publikimit, rrjeti ka nisur të ziejë nga aludimet se disa prej rreshtave më pikantë të tekstit i dedikohen drejtpërdrejt ish-bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj.
Përmes vargjeve, Besi prek ndarjen, fjalët e thëna lart e poshtë dhe zhgënjimet nga njerëzit e afërt. Fraza që po komentohet më së shumti si një “thumb” i hapur për ish-partneren është: “Janë thonë ça s’janë thonë por hiç s’i përfilli / Se mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”.
Ai nuk ndalet me kaq, por shton edhe detaje që flasin për sakrifica të pashpërblyera dhe zhgënjim: “E sot po paguj borxhet që kam marrë për tjerët” dhe “Ata që i ngrita, të parët më goditën”.
Për të justifikuar gjithë periudhën e gjatë të heshtjes së tij pas ndarjes mediatike, Besi shprehet: “Un nuk fola vet por lash kohën që të fliste”.
Përtej së kaluarës dhe fillimeve të vështira si 17-vjeçar që flinte nëpër stola, rrëfimi i Besit merr një kthesë pozitive drejt së tashmes. Ai thekson se ka lënë pas veset e këqija: “Tash nuk kam arsye as me pas mo vese t’kqija”.
Por detaji që ka ngjallur edhe më shumë kureshtjen e publikut është një varg ku lë të kuptohet se në jetën e tij ka hyrë dikush i ri, ose të paktën një mbështetje e papritur: “At njeri që sta pret menja, Zot afër ma ka pru”.
Me këtë projekt, duket se Bes Kallaku ka zgjedhur muzikën si formën e vetme për të treguar të vërtetën e tij, duke mbyllur një kapitull dhe duke nisur një të ri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
