SHOWBIZ / E Diel 19 Prill 2026, 18:06

Dalin pamjet nga prapaskena/ Momenti kur Rogerti largohet i revoltuar nga studiot e TCH! (VIDEO)

Ajo që u përfol gjatë mbrëmjes së finales së “Big Brother VIP Albania 5”, tashmë është faktuar me pamje!

Reagimi i ashpër i Rogertit pas eliminimit të tij nga gara (ku u rendit i katërti) nuk ka qenë vetëm një thashethem,

por një skenë e vërtetë tensioni në korridoret e Top Channel.

Së fundmi, emisioni “E Diell” ka transmetuar pamje ekskluzive nga prapaskenat e finales,

ku shihet qartë largimi i menjëhershëm dhe i revoltuar i ish-banorit nga studiot.

Në videon që tashmë po bën xhiron e rrjetit, gazetari Bledi Mane tenton t’i afrohet për t’i marrë një intervistë apo reagim të parë pas daljes nga shtëpia.

Por, Rogerti, dukshëm i irrituar, shpërfill çdo përpjekje, duke kaluar me nxitim krah gazetarit, i rrethuar nga stafi dhe njerëzit e tij të afërt.

Edhe pse Bledi insiston duke i theksuar se “edhe ai e do”, ish-finalisti nuk pranon të ndalojë.

Këto pamje përforcojnë deklaratat e tij të mëvonshme në rrjetet sociale,

ku ai akuzoi hapur produksionin se gjithçka ishte “lojë politike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE