Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku shihet duke shijuar pushimet në brigjet e mrekullueshme të Karaburunit, në Vlorë.
Në imazhet që publikoi në llogarinë e saj zyrtare, Dafina shfaqet e qeshur dhe e qetë në një jaht luksoz, ndërsa vihet në pah barku i rrumbullakosur, që tregon qartë se ajo ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë.
Në disa prej fotove, ajo pozon krah bashkëshortit të saj, Kreshnikut, me të cilin duket se po kalon momente të bukura e të qeta larg zhurmës së përditshme. Çifti duket mjaft i lumtur, teksa rrezatojnë energji pozitive në çdo pamje.
“Energji”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e postimit, duke përçuar ndjenjën e harmonisë dhe gëzimit që po e shoqëron në këtë fazë të veçantë të jetës së saj.
Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga fansat dhe figura publike, të cilët i kanë uruar shtatzëni të mbarë dhe momente të lumtura në pritje të vogëlushes apo vogëlushit që do të vijë në jetë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE