
Pas triumfit në finalen e madhe të “Big Brother VIP Albania 5”, Selin ka dhënë fjalët e saj të para si fituese.
Gjatë një interviste të shkurtër pas spektaklit me gazetarin Bledi Mane, ajo u pyet nëse kishte një mesazh për Mirin dhe për ish-banorët e tjerë të formatit.
Duke lënë pas çdo debat, strategji apo inat nga loja, balerina ka zgjedhur ta mbyllë këtë eksperiencë me sportivitet dhe fjalë mjaft pozitive për kundërshtarët e saj:
“I uroj gjithë të mirat në jetë, suksese të mëtejshme edhe ka qenë kënaqësi që kam ndarë rrugëtimin me gjithësecilin prej tyre.”
Një mesazh i thjeshtë dhe paqësor nga fituesja e këtij edicioni, e cila tashmë bëhet gati të nisë një kapitull të ri jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
