SHOWBIZ / E Martë 5 Mars 2024, 04:04

Bardhi Sarës: Je nëna e fëmijëve të mi!

Sara u përfshi mbrëmjen e djeshme në një debat të ashpër me Françeskën, gjë që solli ardhjen e një zarfi të zi në shtëpi. Në zarf shkruhej se anulohet televotimi i së martës.

Kjo duket ta ketë prekur Sarën, e cila tha se e di çfarë do të ndodhë, mbase edhe mund të largohet nga shtëpia. Atë e ka ngushëlluar partneri i saj, Bardhi, derisa po qante me dënesë në oborr.

“Je nëna e fëmijëve të mi”, i tha Bardhi Sarës.